Irani dhe ShBA-ja zhvillojnë raundin e fundit të bisedimeve në Gjenevë sot që synojnë zgjidhjen e mosmarrëveshjes së tyre të gjatë bërthamore dhe shmangien e sulmeve të reja amerikane ndaj Iranit pas një forcimi ushtarak në shkallë të gjerë.
Të dy vendet rinovuan negociatat këtë muaj, me shpresën për të trajtuar një ngërç dekadash lidhur me programin bërthamor të Teheranit, të cilin Uashingtoni, shtetet e tjera perëndimore dhe Izraeli besojnë se synon ndërtimin e armëve bërthamore. Teherani e mohon këtë.
I dërguari i posaçëm i ShhBA-së, Steve Witkoff, dhe dhëndri i presidentit të ShBA-së, Donald Trump, Jared Kushner, do të marrin pjesë në bisedimet indirekte me ministrin e jashtëm të Iranit, Abbas Araqchi , tha një zyrtar amerikan për Reuters.
Bisedimet vijnë pas diskutimeve në Gjenevë javën e kaluar dhe do të ndërmjetësohen nga ministri i jashtëm i Omanit, Badr Albusaidi.
Zhegrova pas eliminimit: Dhemb, por kjo humbje është pjesë e...
Aksident mes dy kamionëve në Leposaviq, pa të lënduar
Dosja Epstein, Clintonët sot dhe nesër dëshmojnë para Kongre...
Arrestohet një person në Vërmicë për disa vjedhje të rënda
Zhduket një i mitur në Drenas
Tentim-grabitje me thikë në një market në Lipjan