Një takim mes presidentit amerikan Donald Trump, atij rus Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, mund te ndodhë në fund të muajit. Çështja u diskutua gjatë raundit të dytë të negociatave mes Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll, tha ministri i Jashtëm ukrainas Rustem Umerov.
Një takim i tillë ishte propozuar më parë nga Zelensky, por Moska nuk kishte pranuar. Në raundin e dytë të bisedimeve u ra dakord që mes palëve të shkëmbehen të burgosur lufte. Pala ukrainase tha se delegacionet ranë dakord të shkëmbejnë të burgosurit e luftës të plagosur rëndë, të burgosurit e moshës 18 deri në 25 vjeç dhe trupat e ushtarëve të rënë.
Ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov tha gjithashtu se Ukraina ka marrë memorandumin e Rusisë, duke shtuar se delegacionit do t’i duhet një javë për të vendosur për hapat e mëtejshëm. Vladimir Medinsky, kryenegociatori i delegacionit rus, tha pas bisedimeve se Rusia ka sugjeruar një armëpushim për dy-tre ditë në zona të caktuara.
Medinsky tha gjithashtu se negociatorët rusë u dorëzuan homologëve të tyre ukrainas një memorandum të detajuar ku përshkruhen kushtet e Moskës për një armëpushim të plotë.
Takimi mes delegacioneve u drejtua nga Hakan Fidan, ministri i Jashtëm i Turqisë i cili më parë kishte hedhur edhe idenë e një samiti katëpalësh me Presidentin Turk Rexhep Taip Erdogan, Trump si dhe Presidentin Rus Vladimir Putin dhe Volodymir Zelensky.
Ukraina, Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi kanë kërkuar nga Rusia një armëpushim 30 ditor në Luftën e Europës Lindore megjithatë Moska nuk ka dhënë ende asnjë sinjal që do të pranoj diçka të tillë./abcnews.al
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...