Emilie dhe Charlotte Meaud janë binjaket identike që humbën jetën përkrahë njëra tjetrës në breshërinë e plumbave mbrëmjen e 13 nëntorit në Paris.
Emilie dhe Charlotte Meaud janë binjaket identike që humbën jetën përkrahë njëra tjetrës në breshërinë e plumbave mbrëmjen e 13 nëntorit në Paris.
Motrat 30 vjeçare kishin dalë për të kaluar kohë së bashku në barin “Carillon” kur u bënë pjesë e 129 viktimave nga sulmi terrorist në kryeqytetin francez.
Sot nëna e tyre e ve dhe vëllai po planifikojnë funeralin e tyre në mënyrë për t’i varrosur dy binjaket në vendlindjen e tyre Aixe sur Vienne në Limousin të Francës Perëndimore.
“Është e vështirë për një nënë të varrosë fëmijën e saj. Të varrosë 2 është e paimagjinueshme”- është shprehur për DailyMail Rene Arnaud kryetari i bashkisë së qytetit.
“Megjithatë kur pash familjen e tyre, ata nuk kishin urrejtje në zemrën e tyre, vetëm shokim absolut. Me çfarë fjalësh mund ti ngushëllosh ata? Me asnjë.” – ka vazhduar ai.
Emilie dhe Ch arlotte lanë pas jetën e tyre me një karrierë të suksseshme përkatësisht në arkitekturë dhe biznes./Oranews/
Zotëria i Parë përfaqësoi Kosovën në Samitin inaugurues të o...
Turqi – Rumani, publikohen formacionet zyrtare
Rama: Shqipëria po mbyll kapitullin e krimit të organizuar
Tërmeti me magnitudë 6.2 ballë godet Japoninë
Çitaku: PDK respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, vendi...
Juventusi i uron fat Edon Zhegrovës në prag të ndeshjes me S...