Bill Gates punoi edhe gjatë fundjavave dhe kurrë nuk pushoi në ditët e para të Microsoft-it, por kjo është pjesë e sakrificës së krijimit të një kompanie, tha ai.
Në një aktivitet javën e kaluar me udhëheqësit e tjerë të biznesit, biznesmeni miliarder Gates foli themelimit të një kompanie.
Si pjesë e kësaj, ai foli për etikën e tij të punës në 20-at e tij, shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi.
“Është e vërtetë që unë nuk besoja në fundjava, nuk besoja në pushime”, tha ai, siç raportoi TechCrunch.
Gates vazhdoi të thotë se, ndërsa ai ishte relaksuar disi në të 30-at, ai vazhdoi me sakrificat e tij të mëparshme.
Megjithatë, ai tha se njerëzit mund të “mbiadhurojnë dhe mitizojnë idenë e të punuarit jashtëzakonisht shumë” dhe se ai nuk e rekomandon atë për të gjithë.
Gates është personi i dytë më i pasur në botë dhe aktualisht ka vlerë rreth 107 miliardë dollarë. Ai bashkëthemeloi Microsoft në vitin 1975 dhe zotëron 1% të biznesit sot. /Telegrafi/
“Zemra e Dardanisë” – Edona Llalloshi me këngë për Kos...
Godet veturën zyrtare me veturën e tij në Ferizaj, arrestohe...
Prishtina e mbushur me mbeturina, Rama: Të mos bllokohen kon...
“Java e gjelbër”, deputetët diskutime për problemet e eviden...
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
Kandiq: As në Serbi s’është thënë që të vrarët në Dubravë is...