Bill Gates ka deklaruar se bota nuk do të kthehet në normalitet, pa asnjë gjurmë të pandemisë, deri në fund të vitit 2022.
Filantropisti miliarder bëri parashikimin të enjten gjatë një interviste me gazetën polake Gazeta Ëyborcza dhe transmetuesin televiziv TVN24, transmeton portal arbresh.info
“Kjo është një tragjedi e pabesueshme. Ne mund të masim koston ekonime, por ndoshta nuk mund të masim humbjen e të mësuarit, vuajtjet nga kufizimet që janë vendosur, në mënyrë që të ulet numri i vdekjeve”, tha Gates.
“Lajmi i mirë është që shihet një dritë në fund të tunelit. Janë vaksinat ato që pothujase kanë funksionuar”, shtoi ai.
“Pa dyshim që pandemia do të marrë fund”, tha Gates.
“Derisa koronavirusi të hiqet qafe nga e mbarë bota, ne do të jetojmë me kufizime, me ndalime publike, dhe kjo pritet të ndodhë deri në fund të vitit 2022, gjithmonë nëse punojmë të gjithë së bashku”, tha ai.
Ai këto komente i ka bërë gjatë promovimit të librit të tij “Si të shmangim një katastrofë klimatike”.
Ai gjithashtu tha që nëse disa ‘investime’ ishin bërë herët nga bashkësia ndërkombëtare, shkalla e pandemisë mund të ishte shmangur.
‘Për fat të mirë një teknologji e quajtur PCR na lejon të bëjmë një provë, një provë shumë të saktë dhe nëse në fazën e hershme të një pandemie testoni mjaft njerëz, dhe pastaj bëni karantinë për ata që janë pozitivë, ju mund të shmangni këtë rritje eksponenciale që ju detyron të mbylli aq shumë aktivitet”, tha Gates, transmeton portali arbresh.info
Nga kjo pandemic bota ka mësuar shumë, tha Gates, duke theksuar se duhej të ishte investuar shumë më parë për parandalimin e saj.
“Unë mendoj se ne do të investojmë për të shmangur këtë përsëri dhe shumë prej këtyre investimeve do të na japin mjete të reja për të përmirësuar shëndetin. Jo vetëm kur ka një pandemi, por edhe për të ndihmuar të heqim qafe shumë sëmundje, përfshirë gripin, malarjen, poliomelitin dhe disa të tjera “, tha ai.
Gates ka dhuruar më shumë se 1.8 milionë dollar për bamirësi, me qëllim të ndihëm kundër luftës së koronavirusit./arbresh.info/
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...
Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë s...