
speaks at Goalkeepers 2017, at Jazz at Lincoln Center on September 20, 2017 in New York City. Goalkeepers is organized by the Bill & Melinda Gates Foundation to highlight progress against global poverty and disease, showcase solutions to help advance the Sustainable Development Goals (or Global Goals) and foster bold leadership to help accelerate the path to a more prosperous, healthy and just future.
Bill Gates do të investojë miliarda dollarë përmes fondacionit të tij për të ndërtuar fabrika në funksion të prodhimit të vaksinave për parandalimin e përhapjes së Koronavirusit.
Ishte vetë themelues i Microsoft që e njoftoi vendimin gjatë “The Daily Show”, duke specifikuar se ai është në kontakt me shtatë grupe të ndryshme që punojnë për këtë çështje.
Plani, theksoi ai, është që të financohet ndërtimi i fabrikave për të shtatë vaksinat (do të duhet të testohen më parë), edhe pse kjo mund të rezultojë në humbje të mëdha, transmeton Tch.
“Fondet tona mund t’i shpejtojnë gjërat” – tha Gates, raporton WSJ. – “Edhe pse në fund do të zgjedhim vetëm dy nga shtatë vaksinat, duam t’i financojmë fabrikat për t’i prodhuar të shtata, në mënyrë që të mos humbim kohë. Së pari, do të kontrollojmë se cila vaksinë funksionon dhe më pas do të ndërtojmë impiantet për ta profdhuar atë ”.
Fondacioni, tha Gates, tashmë ka angazhuar qindra miliona dollarë për kërkime dhe zhvillim rreth Covid-19, si dhe ka financuar një program për prodhimin e tamponëve në shtetin Uashington, një nga zonat e para të prekura nga pandemia në Shtetet e Bashkuara.
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK
Plagoset me armë zjarri një person në Mitrovicë