Tanimë zbulohet arsyeja se pse Bill Clinton tradhëtoi gruan e tij me Monica Lewinsky.
Pas dështimit për reformën shëndetësore, Hillary Clinton kishte kaluar një periudhë depresioni, që të kishte shtyrë burrin e saj të gjente “ngushëllim” në një gjoks tjetër, sugjeron një libër i ri, shkruan “Daily Mail”, transmeton portali arbresh.info
Sipas librit “, Partner to Power: The Secret World of Presidents and Their Most Trusted Advisers”, Bill nuk mund t’i besonte gruas së tij.

Autori dhe ish-këshilltari i lartë i Kongresit K. Ward Cummings përshkruan një moment të vështirë të ish-presidentit dhe gruas së tij pas dështimit të reformave dhe sipas tij e tërë kjo ka ndodhur për shkak se “kompromisi nuk ishte pjesë e fjalorit të tyre”.
Ai thekson se ata janë penguar nga karakteristika që më pas do të përndiqnin kanditaturën e Hillary, duke përfshirë sekretet e tyre, natyrën e tyre për ndarjen e pushtetit dhe insistimin e tyre në trajtimin e reformës.

Në fakt, fajësia ishte “ndikimi psikologjik drejtues” i martesës së tyre.
Brenda kësaj dinamike të sëmurë, Hillary ishte “varur” të burri i saj që e kundërshtonte atë, ndërsa i njejti erdhi më pas te ajo për të shpëtuar, duke i dhënë asaj dashurinë që ajo e kërkonte.
Në librin e Cummings flitet për rolin e Hillary si këshilltare e ngushtë e bashkëshortit të saj, në kohën kur ata ishin në krye të vendit.

Kur Clintonët arritën në Shtëpinë e Bardhë në vitin 1993, ata kishin shumicën e demokratëve në Senat dhe dukej se ata do të arrinin diçka që e kishte braktisur Kongresin për dekada; reformë gjithëpërfshirëse shëndetësore.
Bill mendoi se Hillary ishte “thelbësore për suksesin e tij”, pasi ajo e ndihmoi atë të fitonte një mandat të dytë si guvernator i Arkansasit./arbresh.info/
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin
Gjilan: Mbi 30% e qytetarëve votuan deri në orën 15:00