Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, ka lavdëruar kancelarin gjerman, Friedrich Merz, për fjalimin për luftën e Ukrainës para presidentit amerikan Donald Trump.
Merz i kishte thënë Trumpit se arsyeja se pse Gjermania dhe Bashkimi Europian po qëndron pranë Ukrainës është se Ukraina po targeton vetëm objektiva ushtarake dhe jo ato civile, private apo infrastrukturën e energjisë.
“Kjo është arsyeja pse ne duam të bëjmë më shumë ndaj Rusisë për të ndalë këtë luftë”, i tha Merz Trumpit.
Bildt tha se asnjë lider europian nuk ia ka prezantuar më mirë faktet Trumpit për këtë luftë sesa Merz.
“Kancelari Merz bëri mirë kur ia paraqiti faktet për luftën dhe [faktet] kundër saj në Zyrën Ovale dje. Asnjë lider tjetër europian nuk ka guxuar ta bëjë këtë në mënyrë eksplicite sa ai”, tha Bildt./Express/
Hoeness: Nëse Isak i kushtoi Liverpool 150 milionë euro, atë...
Shembja e rrugës në Prishtinë, dyshohet se ka pasur rrjedhje...
Pas arrestimit nga SHBA, reagon për herë të parë Maduro: Jem...
Për shkak të shembjes së rrugës, ndalet uji në disa zona të ...
Haradinaj mbështet protestën e veteranëve, thirrje për mobil...
Igor Tudor dhe Tottenham Hotspur ndajnë rrugët