Bilanci i tërmeteve që kanë goditur ditët e fundit Turqinë dhe Sirinë po bëhet çdo orë e më shumë dramatik.
Sipas autoriteteve dhe forcave që ditë e natë po gërmojnë nën mijëra ndërtesat e kolapsuara, janë më shumë se 7100 viktimat deri më tani.
Më në detaj flitet për rreth 5430 persona në Turqi dhe më shumë se 1700 në Siri, edhe pse shifrat pritet të jenë edhe më të mëdha për shkak të numrit të shumtë të personave të zhdukur nën gërmadha, dhe për faktin që pjesë e pothuajse 32 mijë të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Komuniteti ndërkombëtar është vënë në mobilizim, dhe tragjedia duket sikur ka afruar edhe kundërshtarë historikë të Turqisë, si Greqia.
“Popujt e Greqisë dhe Turqisë janë miq, mund të kemi diferenca politike, por nuk kemi asgjë me popullin”, deklaroi kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i cili pati një bisedë telefonike me presidentin turk Recep Tayyp Erdogan, në një moment tensioni të lartë mes dy vendeve fqinje./A2
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...