Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka dënuar sulmin e djeshëm terrorist në Ankara.
Me anë të një postimi në Facebook nga BIK-u, thuhet se mbështesin dhe solidarizohen me popullin turk.
“Bashkësia Islame e Kosovës dënon ashpër sulmin e djeshëm terrorist në selinë e kompanisë së industrisë turke të hapësirës ajrore në kryeqytetin turk, në Ankara, ku si pasojë vdiqën pesë persona dhe mbetën mbi dhjetëra të plagosur. Ne si institucion dhe populli ynë mbështesim dhe solidarizohemi me popullin vëlla turk dhe me Qeverinë e Turqisë. Lusim Zotin që viktimat e këtij akti terrorist t’i mëshirojë dhe të plagosurit të gjejnë shërim sa më të shpejt, ndërsa aktet e tilla të dhunë e të terrorit të mos përsëriten askund në botë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë
“Ora e Fundit” për Trafikantët, Policia e Kosovës sekuestron...
Liderët botërorë urojnë Vitin e Ri
Oficerët doganorë në detyrë gjatë natës së ndërrimit të vite...
OVL UÇK: 2026-ta qoftë vit shprese dhe uniteti për mbarë kom...
Basha: Ndërrimi i viteve na jep energji dhe shpresë të re