Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping, e zhvilluan telefonatën e parë si udhëheqës shtetesh. Bideni tha se një Paqësor i hapur dhe i lirë është prioritet, ndërsa Jinpingu paralajmëroi se konfrontimi do të ishte katastrofë për të dyja vendet.
Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate tha: “Bideni i theksoi shqetësimet fundamentale rreth praktikave shtrënguese dhe të padrejta të Pekinit, shtypjen e Hong Kongut, raportimet për abuzimin e të drejtave të njeriut në Xinjiang dhe veprimet në rajon, përfshirë Tajvanin”.
Xi Jingping i tha Bidenit se konfrontimi do të ishte katastrofë për të dyja vendet dhe se palët duhet të rithemelojnë metoda për shmangien e gjykimeve të gabuara, sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës.
Presidenti kinez mbajti tonë të ashpër rreth Hong Kongut, Xinjiangut dhe Tajvanit, për të cilët homologut amerikan i tha se janë çështje të sovranitetit dhe integritetit territorial, ndaj të cilave shpreson se Shtetet e Bashkuara do të qasen me kujdes, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
Gjatë pushtetit të ish-presidentit Trump, Shtetet e Bashkuara morën një varg masash kundër Kinës, përfshirë luftën tregtare, sanksionet kundër zyrtarëve dhe kompanive kineze që u vlerësuan si kërcënim për sigurinë dhe sfidimin e pretendimeve territoriale të Kinës në Detin Jugor.
Gjatë fushatës zgjedhore, Bideni e ka quajtur bandit Jinpingun dhe është zotuar se do t’i udhëheqë përpjekjet ndërkombëtare për t’i bërë presion Kinës, për ta izoluar dhe ndëshkuar atë.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj