Të martën Presidenti Joe Biden rezultoi përsëri pozitiv për COVID-19, në atë që mjekët e përshkruan si rast të rikthimit të virusit.
Mjeku i presidentit, Dr. Kevin O’Conner, tha se Biden i ishte rikthyer kolla, ndërsa “temperatura, pulsi, presioni i gjakut, ritmi i frymëmarrjes si dhe sasia e osigjenit të gjak mbeten krejtësisht normale”.
“Ai vazhdon të mos ketë ethe dhe ka humor të mirë”, tha mjeku O’Conner.
79 vjeçari Biden u infektuar me COVID-19 në fund të korrikut dhe doli nga izolimi të mërkurën e kaluar pasi u trajtua për disa ditë me ilaçin antiviral Paxlovid.
Ai u izolua sërish pasi rezultoi përsëri pozitiv të shtunën.
Rastet e rikthimit të virusit ndodhin tek një përqindje e vogël e pacientëve që marrin kurën standarde pesë-ditore të ilaçit Paxlovid, një pilulë e prodhuar nga firma Pfizer dhe e autorizuar për të trajtuar pacientët e rrezikuar.
Shumica e pacientëve në rastet e rikthimit të virusit përballen me pasoja të lehta, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, dhe nuk ka pasur raporte për komplikime serioze.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre u tha gazetarëve të hënën se presidenti mund të jetë ende duke përjetuar simptoma nga infeksioni i tij i parë me COVID-19, duke theksuar se simptomat zgjasin për pak kohë.VOA
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...