Presidenti i ShBA-së, Joe Biden tha sot se presidenti rus Vladimir Putin “duket se po izolohet”.
Në një konferencë për media, Biden tha poashtu se ka indikacione se Putini ka pushuar nga puna ose ka vënë në arrest shtëpiak disa nga këshilltarët e tij, raporton BBC.
“Ka disa indikacione se ai ka pushuar nga puna ose ka vënë në arrest shtëpie disa nga këshilltarët e tij,” pohoi ai derisa shtoi se nuk kanë prova të forta lidhur me këtë.
Këto deklarata Biden i bëri pasi tha se dyshon që Rusia ka tërhequr trupat nga Kievi.
Presidenti amerikan tha se është skeptik ndaj pretendimeve se Rusia do të tërhiqte trupat nga Kievi për t’u fokusuar në lindje të vendit./indexonline/
Diell dhe vranësira sot, temperaturat deri në 17°C
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...