Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar se çmimi i naftës është duke rënë.
Sipas tij pavarësisht se presidenti rus Vladimir Putin po ushtron presion global për naftën duke bërë që kjo të ndodhet në xhepat e qytetarëve në mbarë botën, SHBA ia doli, duke liruar një milionë fuçi nafte në ditë nga rezervat, duke bërë që çmimi të ulet.
“Putin është ende duke zhvilluar luftën e tij në Ukrainë – duke ushtruar presion mbi furnizimin global të naftës – dhe familjet ende mund ta ndiejnë atë. Por ne arritëm të lirojmë një milion fuçi naftë në ditë nga rezerva jonë dhe mblodhëm partnerët tanë globalë për të liruar rezervat e tyre. Tani çmimet janë në rënie rekorde”, shkroi Biden në Facebook.
Kujtojmë se presidenti ka qëndruar javë më parë shtetet arabe dhe u ka kërkuar atyre që rritin furnizimin me karburante.
Ndryshe, çmimet e naftës vazhduan të bien të enjten, ku u ulën nën 90 dollarë për fuçi për herë të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, pasi shqetësimet për ngadalësimin e ekonomisë globale i shqetësoi investitorët.
Vetëm dy muaj më parë, çmimet e naftës tejkaluan 120 dollarë për fuçi, duke ndihmuar në rritjen e çmimit mesatar kombëtar të benzinës në rreth 5 dollarë për gallon.
Ndërkohë që çmimi i naftës në bursë vijon rënien, në Shqipëri nuk është reflektuar ende, duke bërë që çmimi të vijojë të mbetet i lartë dhe i papërballueshëm për xhepat e qytetarëve.
Mustafa i LDK-së: Procesi zgjedhor po ecën mirë, shfrytëzoje...
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin