Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka lartësuar të premten bashkëpunimin mes Koresë së Jugut, Japonisë dhe SHBA-së, për luftimin e asaj që ai e quajti “bashkëpunim i rrezikshëm dhe përshkallëzues” mes Koresë së Veriut dhe Rusisë.
“Jam krenar sa larg kemi arritur”, tha Biden. “Ne e kemi trajtuar së bashku secilin problem”.
Biden foli para takimit në Peru me presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, dhe kryeministrin e Japonisë, Shigeru Ishiba.
Takimi mes tyre u zhvillua mes shqetësimeve të shtuara për partneritetin në rritje ushtarak midis Koresë së Veriut dhe Rusisë, si dhe për shpeshtimin e testimit të raketave balistike nga Pheniani.
Ata u takuan në margjinat e samitit për Bashkëpunimin Ekonomik të Azi-Paqësorit (APEC ) në Peru, në një kohë kur Koreja e Veriut i ka dërguar mijëra trupa në Rusi për ta ndihmuar Moskën t’i rimarrë territoret në rajonin kufitar të Kurskut, pas një inkursioni befasues të Ukrainës atje në gusht.
Dhunë dhe protesta në Bangladesh pas vdekjes së udhëheqësit ...
Kane po mbush boshllëkun e Muller te Bayern Munich
The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane ...
Qeveria në detyrë mban sot mbledhjen e radhës
Të shtënat që i morën jetën 2 studentëve në universitetin Br...
KQZ: Nesër mbyllet afati për aplikim për akreditimin e vëzhg...