Presidenti i SHBA-së Joe Biden gjatë një fjalimi ditën e sotme në Varshavë, tha se lideri rus Vladimir Putin është befasuar kur ka kuptuar se nuk mund të përçajë dot aleatët e NATO-s në reagimin e tyre ndaj pushtimit rus në Ukrainë, shkruan BBC.
“Unë jam i sigurt se Vladimir Putin po llogariste mundësinë për të përçarë NATO-n, për të ndarë krahun lindor nga perëndimi”, tha Biden. “Por ai nuk ia doli, ne jemi më të bashkuar se kurrë.”
Ai tha gjithashtu se historia ka treguar rëndësinë e SHBA-së në konfliktet në Europë.
“Aftësia e Amerikës për të përmbushur rolin e saj në vende të tjera të botës mbështetet në një Europë të bashkuar, një Europë të sigurt. Ne kemi mësuar nga përvoja e trishtuar në dy luftëra botërore, kur ne kemi qëndruar jashtë dhe nuk kemi qenë të përfshirë në stabilitetin e Europës.”
“Unë e kam përsëritur gjithmonë që kur isha senator, zëvendëspresident dhe tani si president, se stabiliteti në Europë është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara për sa i përket interesit tone, jo vetëm në Europë, por në mbarë botën,” tha Biden./arbresh.info/
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...
Pa fitues në kryeqytet, Prishtina dhe Ferizaj ndajnë pikët