Presidenti amerikan, Joe Biden, ka deklaruar se administrata e tij nuk do të ndalet derisa të gjendet i dyshuari për të shtënat e mëngjesit të sotëm në një metro në Brooklyn
“Gruaja ime, Jill, dhe unë po lutemi për ata që janë lënduar dhe të gjithë ata që janë prekur nga ajo traumë. Dhe ne jemi mirënjohës për të gjithë reaguesit e parë që u hodhën në aksion, duke përfshirë civilët që ngurruan të ndihmonin bashkëpasagjerët e tyre në përpjekje për t’i mbrojtur ata”, tha Biden, transmeton portal arbresh.info
Presidenti tha se ekipi i tij është në kontakt me kryetarin e bashkisë së qytetit të Nju Jorkut dhe komisionerin e policisë së Nju Jorkut, duke shtuar se “Departamenti i Drejtësisë dhe FBI po punojnë ngushtë me NYPD në terren”.
“Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në kontakt të ngushtë me autoritetet e Nju Jorkut ndërsa mësojmë më shumë rreth situatës gjatë orëve dhe ditëve në vijim”, shtoi ai./cnn/arbresh.info/
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...