Pasi siguroi Wisconsin dhe Michigan, Joe Biden është vetëm një hap larg fitores së zgjedhjeve Presidenciale. Sipas “Foxnews”, Biden ka arritur shifrën e 264 votave elektorale, vetëm 6 larg triumfit, numrit magjik, 270.
Kjo do të thotë se nëse arrin që të triumfojë në Nevada, që ka 6 vota, ngjitet në Shtëpinë e Bardhë.
Por si është situata në Nevada? Joe Biden kryeson me 49.3% të votave, ndërsa Donald Trump e ndjek me 48.7%, kur janë numëruar 75%.
Por kontestimet nuk mungojnë nga Presidenti aktual, jo vetëm Donald Trump, por edhe familja. Këtë herë ka qenë Eric Trump, i cili akuzon se ata (demokratët) po bëjnë kërdinë në zgjedhje.
“Ata po shkatërrojnë procesin zgjedhor në këtë vend” tha Eric Trump, referuar demokratëve, duke folur në Filadelfia./koha.mk/
Trupat e tre viktimave nga rasti tragjik në Austri nisen për...
Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...