Presidenti i SHBA Joe Biden ka nënshkruar dokumentet e ratifikimit për të pranuar Suedinë dhe Finlandën në NATO, duke i sjellë vendet e Evropës veriore më afër anëtarësimit në aleancë.
Biden tha se SHBA ishte vendi i 23-të që miratoi zyrtarisht aplikimin për anëtarësimin e dy vendeve.
“Ishte dhe është një moment vendimtar, besoj, në aleancë. Dhe për një stabilitet më të madh të sigurisë jo vetëm të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara, por të botës”, u shpreh ai.
Disa ditë më parë, senati amerikan miratoi pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO duke dërguar një mesazh të fortë mbështetjeje për zgjerimin e aleancës perëndimore kundër Rusisë.
Finlanda dhe Suedia kërkuan anëtarësimin në NATO duke i dhënë fund neutralitetit të tyre pas agresionit rus në Ukrainë.
Moska i ka paralajmëruar vazhdimisht të dyja vendet kundër anëtarësimit në aleancën perëndimore./euronews.al/
Aksident me fatalitet në Prizren, vdes një 29 vjeçar
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private
Sulme me dronë godasin rafineritë kryesore të naftës në Kuva...
Në ditën e fundit të Ramazanit, mijëra myslimanë luten në Qa...