Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se e drejta e gruas për të kryer abort “është e drejtë themelore”.
Biden i bëri komentet pas rrjedhjes në publik të një dokumenti të Gjykatës Supreme të SHBA-së, sipas të cilit, shumica konservatore e gjyqtarëve po përgatitet ta përmbysë vendimin e vitit 1973 “Roe v. Wade”, që ka legalizuar abortin në nivel kombëtar.
Biden tha se administrata e tij është e gatshme t’i mbrojë të drejtat e abortit.
“Do të jemi gati kur të lëshohet ndonjë vendim”, tha ai.
“Unë besoj se e drejta e një gruaje për të zgjedhur është themelore”, tha Biden.
Vendimi final i Gjykatës Supreme mund të merret në fund të qershorit ose fillimit të korrikut, raportojnë mediat amerikane.
Vendimi “Roe v. Wade” është bazuar në konstatimin se e drejta e gruas për të ndërprerë shtatzëninë, bën pjesë në liritë personale, të mbrojtura me Amendamentin e 14-të të Kushtetutës amerikane.
Vendimi u ka dhënë grave amerikane të drejtën absolute për abort, por vetëm në tre muajt e parë të shtatzënisë. Pas kësaj periudhe, shtetet individuale mund të vendosin vetë,shrkuan rel.
Gjykata Supreme e SHBA-së, e cila përbëhet prej nëntë anëtarësh, ka shumicë konservatore, falë tre gjykatësve që i ka emëruar ish-presidenti amerikan, Donald Trump.
Konservatorët, ndryshe nga liberalët, janë kundër abortit.
LEXO EDHE
Gjykata Supreme e SHBA-së shfuqizoi të drejtën për abort – Arbresh.info
“Gjyshe, ulu”: Momenti kur ushtria ukrainase shpëton një 77-...
Dronët rusë sulmuan Odessën, 18 të plagosur
Lufta në Lindjen e Mesme trondit ekonominë botërore, çmimet ...
Nafta arrin çmimin më të lartë që nga viti 2022
Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të vrasjeve në...
Gold AG publikon foto të veçantë me të bijën: E mira e babit...