Presidenti i SHBA, Joe Biden pritet të bisedojë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu së shpejti, tha këshilltari i tij për sigurinë kombëtare Jake Sullivan, ndërsa zyrtarët garojnë për të arritur një marrëveshje për pengjet dhe armëpushim në Gaza përpara se Biden të largohet nga detyra në 20 janar.
Jake Sullivan tha për programin “State of the Union” të CNN se palët ishin “shumë, shumë afër” arritjes së një marrëveshjeje për të ndalur luftimet në enklavë dhe për të liruar 98 pengjet e mbetura.
“Ne jemi ende të vendosur të përdorim çdo ditë që kemi në detyrë për ta bërë këtë,” tha ai.
Ai tha se kishte ende një shans për të arritur një marrëveshje përpara se Biden të largohej nga detyra, por se ishte gjithashtu e mundur që “Hamasi, në veçanti, të mbetet i papajtueshëm”.
Izraeli filloi sulmin e tij në Gaza pasi luftëtarët e Hamasit sulmuan territorin izrarelit në tetor 2023, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke marrë më shumë se 250 pengje, sipas raporteve izraelite.
Që atëherë, më shumë se 46,000 njerëz janë vrarë në Gaza, sipas zyrtarëve palestinezë shëndetësorë, me një pjesë të madhe të enklavës së shkatërruar dhe të kapluar nga një krizë humanitare, dhe shumica e popullsisë së saj të zhvendosur./abcnews.al
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...