Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, këtë të diel ka biseduar me Emmanuel Macron, presidentin e Francës, për të forcuar lidhjen mes dy shteteve, thuhet në një njoftim të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.
Në njoftim thuhej se Biden ka theksuar angazhimin për forcimin e marrëdhënieve në NATO dhe partneritetin me Bashkimin Evropian, transmeton Klan Kosova.
Të dy udhëheqësit ranë gjithashtu dakord për një koordinim të ngushtë, duke përfshirë organizata shumëpalëshe, në trajtimin e sfidave të përbashkëta të tilla si ndryshimi i klimës, COVID-19 dhe rimëkëmbja ekonomike globale.
Ata gjithashtu ranë dakord të punojnë së bashku në përparësitë e përbashkëta të politikës së jashtme, duke përfshirë Kinën, Lindjen e Mesme, Rusinë dhe rajonin Sahel të Afrikës Perëndimore.
Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...