Beteja në Bakhmut, Wagner pretendon se ka marrë edhe kontrollon ligjor të qytetit

08:26 | 3 Prill 2023
E.H

Grupi paraushtarak i Rusisë Wagner ka pretenduar kontrollin “ligjor” të qytetit të bombarduar Bakhmut pas muajsh luftimesh të ashpra.

Kreu i organizatës, Yevgeny Prigozhin, tha se luftëtarët e tij kishin pushtuar bashkinë e zonës, duke postuar një video në kanalin e tij Telegram që tregonte atë duke mbajtur një flamur rus.

“Kjo është kompania ushtarake private Wagner, këta janë djemtë që morën Bakhmutin. Në kuptimin juridik, është e jona,” tha Prigozhin.

Pas publikimit të videos, udhëheqësit ushtarakë ukrainas thanë se trupat armike ishin përpjekur të merrnin kontrollin e qytetit, por forcat e tyre kishin “zmbrapsur më shumë se 20 sulme armike”.

Ukraina ka thënë se forcat e saj ende mbajnë Bakhmutin, me Volodymyr Zelenskyy që tha se vija e frontit ishte “veçanërisht e nxehtë” dje./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale