Me vizitën e sotme në shtëpinë pleqve, ku vitin e kaluar me urdhër të gjykatës për të kryer punë vullnetare, ish-Kryeministri italian Silvio Berluskoni ka përfunduar shërbimin e dënimit për evazion fiskal.
Megjithatë, pushim i procesit gjyqësor për Berluskonin së shpejti do të marrë fund, sepse në rastin e të ashtuquajturit Rubi dhe të miliarderit, ai mund të gjendet fajtor që ka përdor shërbimet e prostitutave nën moshë.
Berlusconi (78), i cili u dënua për evazion fiskal në vitin 2013, ishte dukshëm në humor gjatë vizitës së tij të fundit në Qendrën për të moshuarit dhe pacientët me sëmundjen Alzheimer, të cilën e ka vizituar një herë në javë nga prilli i vitit të kaluar.
“Koha e kaluar me të sëmurit, vullnetarët, si dhe punëtorët shëndetësor dhe social, është një përvojë prekëse,” tha ai në një deklaratë, duke shtuar se ai ka ndërmend të vazhdojë të merret me atë në kohën e tij të lirë.
Sipas raporteve të mediave, Berlusconi gjatë një vizite në Qendër këndoi për pacientët dhe personelin.
Nga e diela ai përsëri do të gëzojë lirinë e lëvizjes.
AFP tha, megjithatë, se Berlusconi mund të mos e gëzojë lirinë per kohe të gjatë sepse Gjykata e Kasacionit të martën do të merr në konsideratë një verdikt lirues në të ashtuquajturin rasti “Bunga Bunga”, pas akteve seksuale që supozohet të kenë ndodhur në vilën e tij luksoze./arbresh.info/
Situata në veri, Borell telefonon Kurtin
Kievi zmbraps një tjetër valë të sulmeve ajrore ruse
Nis takimi i kryetarëve me ambasadorin e SHBA-ve, të pranish...
Daçiq: Shqiptarët nuk mund të jenë kryetarë në komunat serbe
Gjendet i vdekur një person në shtëpinë e vet në Prishtinë
KFOR-i u kërkon të grumbulluarve ta lirojnë kordonin e tyre