Berlini ndezi portën e Brandenburgut, pikën më të famshme të kryeqytetit gjerman, me ngjyrat kombëtare të Ukrainës, për të treguar solidaritetin me popullin ukrainas.
Në Paris, ngjyrat e flamurit të Ukrainës u ndezën në godinën e Bashkisë, transmeton portal arbresh.info
Berlini, i cili përfaqësonte vijën e frontit gjatë Luftës së Ftohtë deri në rënien e Murit të Berlinit në 1989, ka dërguar një sinjal të qartë për një Ukrainë të lirë dhe sovrane, thuhet në deklaratën e qeverisë.
“Ne po tregojmë solidaritetin tonë me popullin e Ukrainës, me shumë berlinezë me rrënjë ukrainase, por edhe me shumë rusë që duan paqe në Rusi dhe Ukrainë”, tha në një deklaratë kryetarja e Berlinit, Franziska Giffey./sky/arbresh.info/
Kamberi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Ko...
Kërcënimet e Vuçiqit, ministri Nufi: Ndihemi të sigurt, Shqi...
Aksident me fatalitet në Prizren, vdes një 29 vjeçar
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private