Autoritetet gjermane janë të shqetësuar se vendi do të duhet të pranojë më shumë refugjatë në bazë të rregulloreve që së shpejti do të mund të miratohen nga Brukseli.
Parlamenti Europian planifikon të futë amendamente në të ashtuquajturën Rregullore të Dublinit, e cila mund të rezultojë në një fluks në rritje të emigrantëve në Gjermani, njoftoi Der Spiegel, transmeton portali arbresh.info
Rregullorja e Dublinit parasheh që azil-kërkuesit të regjistrohen në shtetin e parë të BE-së, ku vendi është përgjegjës për përpunimin e aplikacionit.
Megjithatë, nëse miratohen ndryshimet e propozuara, atëherë përgjegjësia për procesin e azilit mund të transferohet nga shteti i mbërritjes në vendin e BE ku jetojnë të afërmit e aplikantit.
“Si rezultat Gjermania do të duhej të strehonte në mënyrë të konsiderueshme më shumë azilkërkues”, tha përmes një deklarate Ministria e Brendshme Federale.
Parlamenti Europian filloi propozimet e tij për të reformuar Rregulloren e Dublinit dhe dispozitat e tjera të azilit për në BE në nëntor. Tani, legjislacioni duhet të miratohet nga Këshilli Europian, i cili përbëhet nga krerët e shteteve anëtare të BE.
Gjermania ende është duke u përballur me vështirësitë e menaxhimit të krizës së refugjatëve, e cila u përshkallëzua në vitin 2015./arbresh.info/
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
Çeku prezanton planin 10-vjeçar për zhvillimin e Çarshisë së...
Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike shkon në 45%, ...
Tragjedi në Maqedoni: Ndërron jetë 2-vjeçari që u godit me p...
Pejë: Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e 22 dhje...
Hetuesja policore në Suedi mori pushim mjekësor, por u zbulu...