
Syrian President Bashar al-Assad inspects a guard of honor at the Presidential Palace in New Delhi, India, Wednesday, June 18, 2008. Al-Assad arrived Tuesday on his first visit to India. (AP Photo/Gurinder Osan)
E ardhmja e presidentit sirian, Bashar al-Assad dhe çështje të tjera të brendshme siriane duhet të diskutohen në bisedimet e paqes në qytetin e Kazakistanit, Astana, ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane, Martin Schaefer.
Zëdhënësi i ministrisë tha se Gjermania ka mirëpritur armëpushimin në Siri ndërmjetësuar nga Rusia dhe Turqia, transmeton arbresh.info.
“Çështja mbi të ardhmen e presidentit sirian, Bashar al-Assad, çështja e shoqërisë siriane, të gjitha këto çështje duhet të diskutohen në bisedimet në Astana”, tha ai.
“Në qoftëse armëpushimi vazhdon, ajo do të krijojë një platform për një process politik paqësor”, ka shtuar ai.
Të shtunën, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi njëzëri një resolute për armëpushim në Siri, si dhe për mbajtjen e bisedimeve politike mes qeverisë dhe opozitës siriane në Astana, Kazakistan në janar të vitit 2017.
Një ditë më parë, një armëpushim mbarëkombëtar mes trupave qeveritare siriane dhe disa fraksioneve të opozitës ka hyrë në fuqi. Rusia dhe Turqia shërbejnë si garantues të marrëveshjes e cila hap rrugën për negociatat mes palëve ndërluftuese./Arbresh.info
Vuçiq akuzon direkt SHBA-në dhe vendet e rajonit për mbështe...
Sigal Prishtina mbetet pa trajner, zbulohet arsyeja e largim...
Syla për arrestimin e Lozhanit në Serbi: Iu gjet në xhep kar...
Kusari-Lila: Qeveria Kurti 3 do të bëhet, për presidentin du...
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 65-vjeçarja
Rodrygo merr një lajm tronditës para ndeshjeve të play-offit...