Kreut të rithemelimit të PD, Sali Berisha nuk do ti hiqet mandati i deputetit.
Kjo u bë e ditur nga Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla gjatë mbledhjes së konferencës së kryetarëve të mërkurën.
“Dua t’i japim fund spekulimeve. Qenia e një personi nën këtë masë nuk mund të konsiderohet si mungesë pa arsye në Kuvend. Jemi konsultuar me njohës të ligjit dhe Kushtetutës”, ka thënë Lindita Nikolla .
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, akuzohet që nga tetori i kaluar për korrupsion pasiv dhe fillimisht i është ndaluar të udhëtojë jashtë vendit pas një vendimi të Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë (SPAK).
Por që prej 30 dhjetorit, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të zëvendësojë masën e sigurimit për Berishën, nga detyrim paraqitje në arrest shtëpie nën mbikëqyrje policore. Ai gjendet nën hetim për çështjen e privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani.
Për të njëjtën çështje është arrestuar dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Ai akuzohet për “korrupsion pasiv në bashkëpunim” si dhe “pastrim parash”.
Zoti Berisha i ka cilësuar akuzat ndaj tij si “të pabaza dhe të motivuara politikisht”./ rtsh.al /
Zyrtare: Tuchel rinovon kontratën me kombëtaren e Anglisë
Qeveria “Kurti 3” miraton marrëveshjen 90 milionë euro me Ba...
Shkëlzen Jetishi, Sabri Fejzullahu, Arif Vladi dhe shumë ar...
Zvicra do të hedhë në votim propozimin për të kufizuar popul...
Dixon: Gjykata duhet të ketë kujdes nga dëshmitë që ua dha S...
Qeveria procedon në Kuvend projektligjin për buxhetin e viti...