Qeveria belge kërkoi që 15 milionë maska pëlhure, të cilat u shpërndanë falas në publik përmes farmacive verën e kaluar, nuk duhet të përdoren për qëllime paraprake sepse ato përmbajnë substanca që mund të jenë të dëmshme për shëndetin.
Vendimi i qeverisë u mor pasi doli raporti i përgatitur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Belgjikës mbi maskat.
Në raport thuhet se maskat përmbajnë nanopjesëza argjendi dhe dioksid titani, të cilat mund të dëmtojnë sistemin e frymëmarrjes. Qeveria njoftoi se raporti ishte rezultati i parë i fazës së parë të një studimi shkencor.
Ministri belg i Shëndetësisë Frank Vandenbroucke tha që maskat do të analizohen, por prapëseprapë nuk duhet të përdoren si masë paraprake, transmeton oranews.
“Megjithëse nuk janë vërejtur rreziqe shëndetësore, ne rekomandojmë që ata që marrin maskat nga farmacitë të mos i përdorin ato tani për tani”, deklaroi ai.
Përdorimi i dioksidit të titanit i përdorur në maska vitin e kaluar u ndalua në Francë në produktet ushqimore. Disa nga shkencëtarët argumentojnë se kjo substancë është e dëmshme për shëndetin.
Gjithashtu thuhet se dioksidi i titanit është përdorur për të zbardhur pëlhurën në maska kurse argjendi për të krijuar një efekt antibakterial./arbresh.info/
Zbulohet laborator droge në Graçanicë
Bernabeu nuk harron: Camavinga në qendër të kritikave pas el...
Sveçla: Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët ...
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...
Haxhiu: E kam ofruar pozitën e kryeparlamentares që të shman...
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Kurti thekson rë...