Belgjika ka vendosur ta tërheqë ambasadorin e saj nga Koreja e Jugut, pasi që gruaja e ambasadorit është akuzuar se ka sulmuar dy punonjëse në një dyqan në Seul, ka njoftuar sot ambasada e këtij vendi.
Ministrja e Punëve të Jashtme e Belgjikës, Sofi Wilmes, ka vendosur që në interesin më të mirë dhe raporteve bilaterale do t’i ndërpritet mandati ambasadorit Piter Lekuj, i cili prej tre vitesh shërbeu si ambasador në Seul, transmeton Telegrafi.
Siç raporton AP, në kumtesë thuhet se ambasadat belge janë të përkushtuara t’i shërbejnë vendit, por situata aktuale nuk lejon që tutje të kryej punët në mënyrën e duhur, duke theksuar që autoritetet belge e kanë “zhveshur” nga imuniteti diplomatik gruan e ambasadorit, Syang Suchu me qëllim që të mund të zhvillohen hetime ndaj saj nga policia jugkorean.
Megjithatë, ministria jugkoreane e Punëve të Jashtme, ka konfirmuar që Syang ishte thirrur në imunitet diplomatik – dhe pikërisht për këtë kanë hequr dorë nga akuza e ngritur.
E ambasadori belg në herët ka kërkuar falje në emër të gruas së tij, duke thënë në një video në Instagram se ajo mund të ketë pasur arsye që është nervozuar, ndoshta me mënyrën se si i janë qasur punonjëset – por se dhuna fizike është e papranueshme.
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu