Qeveria e Belgjikës ka ndaluar platformën kineze të mediave sociale TikTok në kompjuterët dhe pajisjet celulare të përdorura nga zyrtarët qeveritarë.
Vendimi i qeverisë u bë i ditur pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Zv. kryeministri Georges Gilkinet në një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter tha se vendimi për ndalimin u mor në nivel federal.
“Ne morëm një vendim të arsyeshëm dhe të nevojshëm”, tha ai.
Theksohet se përveç qeverisë federale, qeveria flamane gjithashtu do të vendosë një ndalim për TikTok-un për punonjësit publikë. Të njëjtin vendim pritet të marrë së shpejti edhe qeveria valone, transmeton Anadolu.
Qendra belge e sigurisë kibernetike paralajmëroi se TikTok-u mbledh sasi të konsiderueshme të dhënash nga përdoruesit. Ndonjëherë përdoruesit nuk janë në dijeni të tyre dhe kjo paraqet rrezik për sa i përket shkeljes së privatësisë.
Disa vende perëndimore, veçanërisht SHBA-ja dhe institucionet e Bashkimit Evropian (BE) vendosën të ndalojnë përdorimin e TikTok-ut në pajisjet e përdorura nga punonjësit zyrtarë për punë në javët e fundit.
Kurti me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrim...
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit
Edi Rama: Negociatat me BE-në nuk janë bllokuar, Shqipëria p...
Presidenti iranian: Delegacioni ynë do të negociojë me guxim...
Inflacioni në Kosovë arrin në 6.7%, rriten çmimet e energjis...
Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: I dha vulë betejë...