Më shumë se 70 persona kanë humbur jetën dhe 3,700 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit tragjik në kryeqytetin e Libanit.
Lajmin e ka dhënë ministria e Shëndetësisë në vend.
Nga ana tjetër, presidenti i Libanit ka kërkuar që në vend të shpallet për dy javë gjendja e emergjencës.
Michel Aoun thirri po ashtu një mbledhje emergjente të kabinetit që do të mbahet të mërkurën, shkruan abcnews.
Në një reagim të bërë në Twitter, presidenti shkruan se “ ishte e papritur që 2,750 tonë nitrat amoniumi që u ruajt në depo për gjashtë vjet pa masa sigurie ndërsa u zotua se ata që janë përgjegjës do të përballen me “dënimet më të ashpra”.
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...