Bashkimi Evropian solli të mërkurën sanksione të reja kundër Rusisë, duke synuar “flotën hije” të cisternave që Moska ka vendosur për të anashkaluar kufizimet perëndimore në tregtinë e naftës dhe për të mbajtur një burim të ardhurash që është thelbësor për financimin e luftës kundër Ukrainës.
Flota përbëhet nga anije të vjetra dhe të pasiguruara, gjendja e keqe e të cilave ka ngjallur frikën për një fatkeqësi mjedisore të afërt pranë ose brenda ujërave evropiane.
Një pjesë e vogël e kompanive kineze të dyshuara se mundësojnë prodhimin rus të dronëve janë gjithashtu në listën e zezë si pjesë e marrëveshjes, tha një diplomat.
Sanksionet u vulosën nga ambasadorët e 27 vendeve anëtare gjatë një takimi të mërkurën dhe përfaqësojnë paketën e 15-të që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt të vitit 2022.
“BE dhe partnerët e saj G7 janë të përkushtuar për të mbajtur presionin mbi Kremlinin”, tha Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian.
Detajet specifike të kufizimeve nuk ishin të disponueshme menjëherë, por paketa besohet të jetë modeste në krahasim me vendimet e mëparshme. Diskutimet filluan muajin e kaluar dhe vazhduan me pak polemika midis vendeve./abcnews.al
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...