Bashkimi Europian ka vendosur bankën më të madhe ruse Sberbank dhe kreun e firmës gjigante të zinkut dhe bakrit UMMC në listën e zezë të individëve dhe kompanive të akuzuara për mbështetjen e pushtimit të Moskës në Ukrainë, sipas një draft dokumenti nga Reuters, shkruan The Guardian.
Lista e re me 48 zyrtarë dhe nëntë entitete që do të futen në listën e zezë të sanksioneve, e përgatitur nga shërbimi i jashtëm i BE-së, përfshin gjithashtu drejtues të klubit të motoçikletave Ujqërit e natës, aktorë, politikanë, nënkryetar të një shërbimi rus të sigurisë, anëtarë të familjeve të oligarkëve të sanksionuar dhe ushtarakë.
Shtimi i Sberbank do të ngrinte asetet e saj në Perëndim dhe do të parandalonte plotësisht transaksionet, me përjashtim të operacioneve financiare për tregtinë e ushqimit dhe plehrave, tha një zyrtar i BE-së për Reuters./arbresh.info/
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...