Bashkimi Evropian shtoi tetë zyrtarë rusë në listën e sanksioneve për, siç tha, përfshirjen e tyre në aneksimin e tri anijeve të Ukrainës dhe kapjen e 24 pjesëtarëve të ekuipazhit të tyre, në Ngushticën Kërç, nëntorin e kaluar.
Atëbotë, Moska ka thënë se tri anijet e Marinës së Ukrainës kanë hyrë ilegalisht në ujërat territorialë të Rusisë.
Ky pretendim është hedhur poshtë nga Kievi dhe pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar. Bashkimi Evropian ka sanksionuar zyrtarë të lartë rusë qëkur Rusia ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë në mars të vitit 2014 dhe menjëherë pas kësaj ka nisur mbështetjen për separatistët në lindje të Ukrainës.
Lista e sanksioneve e BE-së përfshin tani 170 individë dhe 44 entitete ruse.
Në mesin e zyrtarëve të lartë të sanksionuar nga sot është Sergei Stankevich, nga Shërbimi Federal i Sigurisë në Krime, dhe gjenerali Aleksandr Dvornikov, udhëheqës i krahut jugor të Forcave të Armatosura të Rusisë./REL
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...