Bashkimi Evropian ka refuzuar kërkesën e Rusisë për konsultime në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) lidhur me mekanizmin e ri evropian të taksës kufitare të karbonit.
Sipas një dokumenti zyrtar të dorëzuar më 26 maj në OBT, BE-ja e justifikon refuzimin me “luftën agresive” të Rusisë kundër Ukrainës, duke e konsideruar të pamundur një zgjidhje reciprokisht e kënaqshme në kuadër të konsultimeve.
Rusia kishte kërkuar këto bisedime si hap paraprak për një ankesë zyrtare në OBT, pasi kundërshton vendosjen e kësaj takse që prek eksportet me emetim të lartë karboni drejt BE-së.
Megjithatë, BE ka theksuar se në këtë fazë nuk shikon mundësi për progres konstruktiv me Moskën për shkak të situatës gjeopolitike./abcnews.al
Zgjedhjet e Kosovës në fokus të mediave ndërkombëtare
Autoritet nigeriane dalin me njoftim pas aksidentit të ̶...
Veliu i kërkon publikisht llogari Abdixhikut për humbjet: As...
Shkeli Kodin e Mirësjelljes, PZAP dënon Listën Serbe me 45 m...
Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...
Shqipëria bëhet me 387 ushtarë të ri