“Personat e vaksinuar plotësisht, që zotërojnë dokumente në përputhje me certifikatën digjitale Covid-19 të Bashkimit Evropian, duhet të përjashtohen nga testet e udhëtimit ose karantina, 14 ditë pas marrjes së dozës së fundit. Kjo duhet të zbatohet edhe për ata që janë rikuperuar, të cilët kanë marrë një dozë të vetme të vaksinës”.
Kjo është një nga pikat kryesore të propozimit të Komisionit të Bashkimit Europian për të përditësuar rekomandimin për koordinimin e kufizimeve të lëvizjes së lirë në BE në përgjigje të Covid. Dokumenti u prezantua nga Komisioneri Evropian për Drejtësi, Didier Reynders.
Po kështu edhe të miturit që udhëtojnë me prindër të vaksinuar, përfshirë fëmijët nën moshën gjashtë vjeç, gjithashtu duhet të përjashtohen nga karantina dhe testimi për të siguruar unitetin e familjes.
Për vlefshmërinë e testimve, Brukseli propozon një periudhë standarde: 72 orë për teste molekulare dhe, nëse pranohet, 48 orë për antigjene të shpejta.
Shefi i NATO-s thotë se Ukraina do të marrë 60 miliardë doll...
Kurti ngushëllon familjen Dauti në Prekaz, pas gjetjes së es...
48 vjeçari humb jetën në vendin e punës në Shtime
45 minuta të çmendur në “Allianz Arena” – pesë gola të shënu...
Ankaraja kërkon zgjatjen e armëpushimit midis Iranit dhe Sht...
Orbán nuk do të marrë pjesë në samitin e tij të fundit të BE...