Të gjithë emigrantët që janë të vendosur në kampet greke dhe se duan të kthehen në shtetet e tyre do të paguhen me 2 mijë euro .
Komisionerja e punëve të jashtme të BE-së, Ylva Johansson prezantoi këtë skemë në Athinë ditën e sotme (12 mars) duke u shprehur se dhe qeveria greke ka renë dakord.
Ajo gjithashtu është shprehur se kjo skemë është e përkohshme dhe vetëm për një pjesë të emigrantëve, specifikisht për ata që kanë ardhur përpara datës 1 janar.
Deri më tani BE ka pranuar të marrë 1600 fëmijë emigrantë të cilët janë në gjendje të rëndë shëndetësore ose janë të pashoqëruar.
Këtë muaj, qindra mijëra refugjatë erdhën në ishujt greke nga Turqia me anije. Ata kërkojnë kalimin në shtetet evropiane.
Në kufirin greko-turk, vendi helenas po bën përpjekje për të ndaluar hyrjen e tyre.
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...