Bashkimi Evropian ka nisur një veprim ligjor kundër qeverisë së Polonisë rreth ligjit të ri kontravers, i cili mund të minojë pavarësinë e gjykatave në këtë vend.
Sipas BE-së, një ligj i tillë i mundëson partisë në pushtet, Ligji dhe Drejtësia të ketë më shumë ndikim në gjykata.
Komisioni ka thënë sot, përmes një deklaratë se i ka dërguar Varshavës një njoftim zyrtar pas publikimit të ligjit në Poloni.
BE-ja ka nisur çështjen e këtij ligji pasi në të gjenden mosha të ndryshme të penisionimit për gjyqtaret femra kundrejt gjyqtarëve meshuj, gjë e cila përbën shkelje të ligjeve antidiskriminuese në BE.
“Ligji i ri i lejon ministrit të Drejtësisë të ketë ndikim mbi gjyqtarë në baza individuale, dhe janë të paqarta kriteret e zgjatjes së mandatit të tyre” ka thënë Komisioni Evropian përmes një deklarate.
Në këtë deklaratë thuhet se qeveria e krahut të djathtë ka një muaj kohë të përgjigjet ndaj shqetësimeve të Komisionit.
Nënkryetari i Komisionit, Frans Timmermans, i ka dërguar një letër ministrit të Jashtëm të Polonisë, më 28 korrik, duke i përsëritur ftesën atij dhe ministrit të Drejtësisë për t’u takuar në Bruksel, në mënyrë që të rifillojnë bisedimet.
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...