Komisioni evropian ka miratuar 380 milion euro ndihma për të shpëtuar kompaninë ajrore Condor
Bashkimi Evropian (BE) përmes një deklarate ka bërë të ditur vendimin e saj për të ndihmuar Condor, degë e operatorit turistik të falimentuar Thomas Cook, me një ndihmë totale prej 380 milion euro (rreth 419 milionë dollarë).
“Kjo masë do të kontribuojë në sigurimin e vazhdimit të rregullt të shërbimeve të trasportit ajror dhe të shmangë pengesat për pasagjerët”, thuhet në deklaratë.
Poashtu deklarata potencon kushtet e rrepta të kredisë, ku thuhet se kredia pas gjashtë muajsh ose do të shlyhet plotësisht ose Condor do t’i nënshtrohet një rikonstruimi gjithpërfshirës me çka do të sigurojë qëndrueshmërinë e saj afatgjate.
E përballur me mungesë akute të likuiditetit, Condor aplikoi për kredi pasi agjencia britanike Thomas Cook ndërpreu punën e saj.
Më 23 shtator Autoriteti i Aviacionit Civil njoftoi se Thomas Cook, një nga agjencitë më të mëdha turistike dhe të aviacionit, ka “pushuar së funksionuari me ndikim të menjëhershëm”.
Falimentimi i agjencisë ikonike turistike të Britanisë, e themeluar 178 vite më parë, la më shumë se 20 mijë punonjës pa punë dhe së paku 150 mijë pushues të bllokuar jashtë vendit.
Rritja e prenotimeve online, paqartësitë rreth Brexit-it, kriza financiare e vitit 2007 dhe kriza e ndryshimeve klimatike llogariten si faktorët kryesorë të falimentimit të agjencisë.
Rrënimi gjithashtu ndodhi për shkak të dështimit për të siguruar një ndihmë qeveritare./AA
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...