BE, MB dhe SHBA do të flasin me aleatët e Navalnit

13:16 | 8 Shkurt 2021

Bashkimi Evropian do të mbajë një video-thirrje të hënën me aleatë të Alexei Navalny, së bashku me të dërguar nga Mbretëria Bashkuar, Sh.B.A, Kanada dhe Ukraina, pasi që Rusia përjashtoi diplomatët e shteteve të Bashkimit Evropian javën e kaluar.

Takimi pritet të jetë forumi i parë për të konsideruar mundësitë e një përgjigje të përbashkët për burgosjen e Navalit javën e kaluar dhe përjashtimet e të premtes, të cilat ndodhën derisa diplomatët e BE ishin duke vizituar Moskën, raporton Reuters.

Ministri për politikë të jashtme i BE, Josep Borrel tha në një blog të dielën vonë që ka mësuar për përjashtimin e diplomatëve Gjerman, Polak dhe Suedez përmes mediave sociale gjatë bisedave të tij me homologun e tij rus, Sergei Lavrov.

Borrell tha që përjashtimet nga Moska, apelimet e tij të pafrytshme për t’i ndaluar ato dhe mohimi i kërkesës për të vizituar Navalnin ka forcuar bindjen e tij që Evropa dhe Rusia janë duke u “larguar nga njëra-tjetra”, transmeton arbresh.info.

“Rusia po shkëputet vazhdimisht nga Evropa dhe po shikon vlerat demokratike si një kërcënim ekzistencial,” shkroi Borrell.

“Do t’i mbetet shteteve anëtare për të vendosur hapat e ardhshëm, dhe po, këto mund të përfshijnë sanksione,” shkroi Borrell në blogun e tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara