Bashkimi Evropian ‘është i gatshëm të diskutojë’ çmimin tavan në importet e gazit, për të shmangur rritjen e madhe të çmimeve të energjisë, ka thënë shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Çmimi tavan është çmimi maksimal i lejuar ligjërisht në një shtet.
Komentet e saj para Parlamentit Evropian kanë dhënë shenja të ndryshimit të tonit në kontinentin evropian, pasi Gjermania ka shprehur shqetësime se vendosja e çmimeve tavan mund të devijojë furnizimet në Evropë.
Deklarata e shefes së BE-së vjen pasi më shumë se 15 vende anëtare të bllokut evropian – më shumë se gjysma – kanë vendosur çmime tavan sa mund të paguajnë për gaz./rel/
Organizatorët e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999” kë...
Konflikti në Lindjen e Mesme-Turqia aktor kyç për negociatat...
Ishte nisur drejt vendlindjes, vdes mërgimtari në aksident t...
Muriqi: Nëse kualifikohemi do të jetë si Pavarësi e dytë për...
Arrestohet një i dënuar për pastrim parash në Prishtinë
Çmimi i naftës-Rama: Bordi i Transparencës është vënë në lëv...