Zyrtarë të Bashkimit Evropian thanë se i gëzohen vazhdimit të bashkëpunimit me Qeverinë e re të Republikës së Serbisë, në përpjekjet e saj për të realizuar qëllimin strategjik të vendit, që është anëtarësimi në BE.
“Serbia e di shumë mirë se pritjet e BE-së janë të tilla që ajo duhet të bëjë gjithçka që është e nevojshme, për t’i përmbushur kriteret e domosdoshme, sidomos kur bëhet fjalë për politikën e jashtme… Ajo duhet të përshtatet gjithnjë e më shumë me vendimet dhe pozicionin e BE-së kur është në pyetje politika e jashtme”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
Kryeministri në ardhje i Serbisë, Millosh Vuçeviq, do të ketë një kabinet që do të përbëhet nga 25 ministri dhe pesë ministra pa portofol.
Pjesë e tij si zëvendëskryeministër do të jetë edhe ish-kreu i shërbimit inteligjent të Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga korriku i vitit 2023 – mes tjerash, për shkak të lidhjeve me Rusinë.
Nga “lista e zezë” e SHBA-së, për shkak të lidhjeve me Rusinë, do të jetë edhe Nenad Popoviq, si ministër pa portofol.
“Kur i përmendni ata persona në veçanti, për shembull veprimet dhe deklaratat e zotit [Aleksandar] Vulin në periudhën e kaluar, ato janë në kundërshtim me përcaktimin strategjik të Serbisë… kur bëhet fjalë për obligimet që kanë të bëjnë me procesin e anëtarësimit [në BE] dhe lidhjet kundërproduktive me regjimin rus. Më lejoni ta përsëris edhe një herë – anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një zgjedhje strategjike dhe nga Qeveria serbe presim që, pavarësisht nga përbërja e saj, të tregojë përkushtim në rrugën evropiane, për të mirën e popullit të saj dhe për besueshmërinë e saj”, tha Stano.
Ai shtoi se anëtarësimi në BE është bërë qëllim strategjik nga autoritetet serbe, andaj pritet që çdo anëtar i Qeverisë të punojë sa më shumë për të.
Një ditë më herët, Departamenti amerikan i Shtetit tha se është i zhgënjyer me propozimet për Qeverinë e re të Serbisë.
Kuvendi i Serbisë, aktualisht, është duke vazhduar seancën për zgjedhjen e Qeverisë së re.
Pas diskutimeve do të bëhet votimi dhe betimi i Qeverisë së re./REL
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...
Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada jep ...
Rama: Siguria ushqimore, sfida më komplekse e procesit të in...