BE-ja po evakuon të lënduarit nga zjarri vdekjeprurës në klubin e natës në Koçan, pasi që autoritetet e Maqedonisë së Veriut kërkuan ndihmë për evakuimin e 15 pacientëve me djegie të rënda.
9 shtete evropiane u angazhuan menjëherë që të ofrojnë ndihmë të shpejtë në kuadër të Mekanizmit të mbrojtjes civile të BE-së.
Eva Hrncirova, zëdhënëse e KE tha se “Në përgjigje ndaj kërkesës së Maqedonisë së Veriut përmes mekanizmit të mbrojtjes civile të BE-së, ne reaguam menjëherë dhe ofruam evakuimin e pacientëve me djegie të rënda. Nëntë vende evropiane – Kroacia, Greqia, Rumania, Sllovenia, Suedia, Lituania, Luksemburgu, Hungaria dhe Norvegjia – ndërhynë shpejt me ndihmë dhe mund të pasojnë më shumë ndihmë”.
“Tashmë disa pacientë janë transferuar në Hungari me mbështetjen e Luksemburgut dhe me mbështetjen e Rumanisë, disa pacientë janë transferuar në Lituani”, shtoi Hrncirova.
Bashkimi Evropian tani po koordinon transportin e pacientëve të mëtejshëm në vendet që kanë ofruar trajtim. BE mbetet në kontakt të ngushtë me autoritetet kombëtare në Maqedoninë e Veriut dhe është e gatshme të mobilizojë më shumë ndihmë nëse është e nevojshme./rtk
Juventus shënon fitore minimale ndaj Bolognas në udhëtim
Hamza: Asnjë luftëtar i lirisë nuk do të jetë kurrë vetëm, a...
Prishtina fiton derbin me Bashkimin – humbja e katërt ...
Numri i të vrarëve rritet në 16 nga sulmi në Australi
Policia britanike shpall në kërkim një shtetas shqiptar
Për herë të dytë me radhë, “Team Vitality” fiton Majorin në ...