BE-ja mendon t’i vaksinojë kundër koronavirusit 70 përqind të të rriturve deri në korrik

20:04 | 23 Prill 2021

Bashkimi Evropian e ka në planprogram që 70 përqind të popullsisë të të rriturve ta vaksinojë me dozën e parë të vaksinave anti COVID deri në korrik të këtij viti, ka thënë Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.

Ajo tha se shtetet e bllokut pritet të arrijnë imunizimin e popullsisë me herët se sa mendohej, falë rritjes së dërgesave për vaksina.

“Ne kemi besim se do të jemi në gjendje të rrisim ambicien tonë dhe duam që 70 përqind të popullsisë të të rriturve në Evropë ta vaksinojmë deri në korrik”, tha ajo.

Von der Leyen e bëri njoftimin derisa vizitoi fabrikën e prodhimit të vaksinave Pfizer në Puurs të Belgjikës, së bashku me Kryeministrin belg Alexander De Croo, me Drejtorin ekzekutiv të Pfizer, Albert Bourla dhe bashkë-themeluesin e BioNTech, Özlem Türeci, transmeton Klan Kosova.

Lajmet më të lexuara