Programi synon t’u ofrojë 15 000 të rinjve mundësinë për të udhëtuar nëpër Europë këtë verë për të zbuluar trashëgiminë e pasur kulturore të kontinentit, krijuar kontakte me persona të tjerë, për të mësuar rreth kulturave të tjera si dhe për të zbuluar atë që e bashkon Evropën, njoftoi Komisioni Evopian në një deklaratë.
Kandidatët e përzgjedhur duhet të ndjekin një itinerar të paracaktuar, me tren, me autobus madje edhe me traget, ose avion në disa raste. Udhëtimi i tyre do të zgjasë deri në 30 ditë dhe do të përfshijë nga një deri në katër destinacione të huaja, përcjell Atsh.
Juria ka përgjegjësinë për përzgjedhjen përfundimtare të 15 000 përfituesve të parë, ndërsa një valë e dytë e aplikimeve mund të hapet në gjashtëmujorin e dytë të vitit, nëse do të mbeten burime financiare.
Më shumë detaje rreth kësaj iniciative do të publikohen në mes të muajit maj në ”Portalin europian të rinisë”.
Edi Rama pritet në Pallatin Apostolik të Vatikanit
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë: Anëtarësimi i Kosovës në ...
Shitja e therja ilegale e kafshëve, AUV paralajmëron masa nd...
Kurti: Kosova është e hapur për investime serioze
SHBA-ja miraton fonde për shtetet baltike teksa Rusia teston...
Rast i pazakontë në Kaçanik: Gjuajtje me armë zjarri, vetaks...