Bashkimi Europian duket se do të bjerë dakord për një embargo ndaj importeve të naftës ruse “brenda ditësh”, i tha ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck transmetuesit gjerman ZDF.
Habeck paralajmëroi se embargo nuk do ta dobësonte automatikisht Kremlinin, pasi rritja e çmimeve po i mundësonte atij të grumbullonte më shumë të ardhura duke shitur vëllime më të ulëta nafte, transmeton portal arbresh.info
Prandaj, një konsideratë ishte që të mos paguanim më “asnjë çmim” për naftën, por të biem dakord për kufijtë e sipërm, tha ai.
Megjithatë, që kjo të funksionojë, shumë vende do të duhet të marrin pjesë, shtoi ai.
Në fillim të këtij muaji, ministri hungarez Zoltán Kovács i tha BBC-së se vendi i tij do të vërë veton ndaj propozimit të BE-së për embargo, duke e quajtur atë “të papranueshëm” dhe diçka që do të “shkatërronte ekonominë hungareze”./arbresh.info/
Dyshohet se vrau foshnjën, arrestohet 20-vjeçarja në Tiranë
Britania shkurton fondet kundër ndikimit rus në Ballkanin Pe...
Trump paralajmëron vizitë në Florida, zbardh temat që do dis...
Rrokulliset vetura në Austri që po e drejtonte gruaja nga Ko...
Vuçiq: Jemi një hap më afër zgjidhjes së problemeve me energ...
Policia apelon ngasësit për kujdes: Mjegulla paraqet rrezik