Është një nder i madh që ju kemi këtu, menjëherë pas fillimit të mandatit tuaj, pasi kjo dëshmon lidhjen tuaj personale me BE dhe ne e vlerësojmë këtë gjë, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen gjatë takimin me presidentin e SHBA Joe Biden në Bruksel.
“Katër vitet e fundit nuk kanë qenë të lehta”, theksoi ajo duke iu referuar periudhës së Trump.
”Bota ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Evropa ka ndryshuar, por ne duam të riafirmojmë miqësinë tuaj dhe shpresojmë të punojmë së bashku”, theksoi Von Der Leyen duke i uruar mirëseardhjen presidentit Biden.
”Amerika është rikthyer në skenë globale dhe ky është një lajm i mirë për aleatët dhe për botën. Ne shpresojmë të ndërmarrim së bashku sfida të rëndësishme”, deklaroi presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel duke i uruar gjithashtu presidentit Joe Biden mirëseardhjen në Bruksel. /atsh
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”