Bashkimi Evropian (BE) ka paralajmëruar se ka bërë pjesën e saj për të siguruar një marrëveshje mbi Brexit-in, megjithatë mundësia e largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja pa një marrëveshje është rritur, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Këshillit të BE-së, Preben Aaman, për AA tha se blloku 28-anëtarësh është i shqetësuar me rezultatin e votimit në parlamentin britanik.
Aaman tha se “bllokimi” i Brexit-it mund të zgjidhet vetëm në Londër, sepse sipas tij, BE-ja ka bërë gjithçka të nevojshme.
Duke theksuar se kanë mbetur vetëm 17 ditë nga largimi i Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja, ai tha se, “Me votimin e sotëm, mundësia e largimit pa marrëveshje është rritur seriozisht. Ne do të vazhdojmë të përgatitemi për një largim pa marrëveshje”.
Votimi mbi Brexit-in
Kryeministrja britanike, Theresa May, dështoi të ndryshoj tekstin e marrëveshjes, gjë që tërhoqi reagim për shkak të “artikullit paraprak” lidhur me kufirin e Irlandës së Veriut.
Megjithatë, ajo u pajtua me BE-në në një dokument të përbashkët që sqaroi afatin e përdorimit të artikullit.
Sot më herët, parlamenti britanik refuzoi “marrëveshjen e përmirësuar” të kryeministres May, në një votim me 391 kundrejt 242 votave.
Parlamenti të mërkurën do të votoj mbi një Brexit pa marrëveshje, ndërsa të enjten do të votoj për prolongimin e datës së Brexit-it, të planifikuar për në fund të muajit.
Nga lufta në Kosovë te bullizmi, Shëndriti prek me historinë...
Rama uron besimtarët katolikë për Pashkët: Gëzuar Ditën e Re
Mesha e Pashkëve, Ipeshkvi Gjergji: Bëj thirrje për paqe, pë...
Si mund të tërhiqet një vend nga NATO?
Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat 18 gradë celsius
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...