Papa Françesko fajësoi Evropën dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikës për vdekjen e fëmijëve ne Siri, Jemen dhe Afganistan, duke thënë te shtunën se vendet e pasura Perëndimore nxisin konflikte duke shitur armë në zonat e luftës transmeton arbresh.info
Duke folur për studentët dhe mësuesit e Institutit San Carlo të Milanos, Françesko tha se arsyeja pse ka kaq shumë luftëra në mbarë botën është se “të pasurit në Evropë dhe Amerikë shesin armë … që përdoren për të vrarë fëmijë dhe për të vrarë njerëz”.
Pa një fuqi të tillë, shtoi Papa, nuk do të kishte pasur luftë në vende të tilla si Afganistani, Jemeni dhe Siria.
“Një vend që prodhon dhe shet armë ka në ndërgjegjen e vet vdekjen e çdo fëmije dhe shkatërrimin e çdo familjeje”, tha Françesko.
Duke folur për nevojën e vendeve për të mirëpritur dhe për të integruar emigrantët, papa hodhi poshtë shqetësimet e krimit që qeveritë përmendin për të mbajtur jashtë kërkuesit e azilit.
Të huajt nuk janë burimi i shumicës së krimeve në Itali, sepse “ne gjithashtu kemi shumë prej tyre”, tha Françesko.
“Mafia nuk është shpikur nga nigerianët. Mafia është e jona,” tha ai. “Të gjithë ne kemi mundësinë për të qenë kriminelë. Emigrantët na sjellin pasuri sepse Evropa është bërë nga emigrantët”./arbresh.info/
Banorët mahniten me gatimet e “Labinotit të ri”, Benita i vë...
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...